Home Rreth Nesh Rreth IPPM

Rreth IPPM

Instituti për Politika Publike dhe Mirëqeverisje (IPPM) filloi si një iniciativë profesionale dhe akademike për të adresuar nevojën rëndësishme për qeverisje të mirë në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, në shtator të vitit 2013 dhe është themeluar zyrtarisht në tetor të të njëjtit vit nga një grup akademikësh, profesinist të rinj dhe figura publike.

Misioni i IPPM-së është të kontribuojë në rritjen e ndërgjegjësimit publik për sfidat e qeverisjes së mirë nëpërmjet zhvillimin dhe promovimit të alternativave për një cilësi më të lartë të qeverisjes në sektorin publik dhe privat dhe për të siguruar angazhimin e tyre për qeverisje të mirë.

Objektivat e tij, siç mund të gjenden edhe në faqen e internetit janë zhvillimi dhe promovimi i praktikave më të mira të mirëqeverisjes në sektorin publik dhe privat, nxitjen e debatit publik për qeverisje të mirë, duke mbështetur reformat ekonomike që shërbejnë për proçesin e integrimit europian, duke sjellë së bashku në bashkëpunim grupe të ndryshme të interesit për një qeverisje të mirë, duke ndihmuar reformimin cilësor të sektorit publik dhe ngritjen e një procesi dialogu midis shumë palëve të interesuara rreth çështjeve në fjalë me një fokus kryesor në menaxhimin e financave publike. Nxitjen e politikave efektive dhe masa administrative nga më shumë transparencë në procesin e vendimmarrjes dhe garantimi i lirisë së informacionit për qytetarët.

Struktura e financimit të IPPM-së është kryesisht bazuar në projekte por edhe donacionet janë të pranishme nga koha në kohë nga fondacione të ndryshme kombëtare dhe rajonale. Në aspektin e përqindjes struktura e financimit mund të përcaktohet si 75 për qind projekte të bazuara dhe 25 për qind donacionet.